MENU
klinika

NBA

Jazz e Phila mbrojnë kreun në Perëndim e Lindje

15.05.2021 - 15:02

Utah Jazz konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 109-93 në fushën e Oklahoma. Jazz është skuadra e vetme që ka kaluar kuotën e 50 fitoreve këtë sezon.

Në këtë takim, Bogdanovic realizoi 22 pikë, ndërkohë që 50 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Fiton edhe Philadelphia, që mban kreun e renditjes në Lindje, duke mundur 122- 97 Orlando. Ndeshje e dominuan nga vendasit, ku Seth Curry realizoi 20 pikë.

Humbet ekipi i Los Angeles Clippers, që u mund 122-115 nga Houston Rockets, një humbje surprizë. 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.

Fitore të rëndësishme për një vend në play off korri ekipi i Golden State, që mposhti 125-122 New Orleans Pelicans, sfidë ku u dallua Jordan Poole me 38 pikë. Në sekondat e fundit fiton Memphis, që mundi 107-106 Sacramento Kings, ndeshje e vendosur nga Winslow, me 25 pikë e 13 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN