MENU
klinika

“Sezoni po vjen, do ta shijojmë”

Hapet gradualisht Evropa, lehtësohen masat në Francë, Spanjë, Itali e Poloni

16.05.2021 - 09:11

Franca kaloi kuotën e 20 milionë personave që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, pak përpara se të nisë lehtësimi i masave ditën e mërkurë, me rihapjen e dyqaneve, restoranteve dhe objekteve kulturore.

Njoftimi u bë nga presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri i vendit në rrjetin social Twitter.

Në Spanjë, turistët zbarkuan në plazhin Fuengirola, në Costa del Sol, pasi disa rajone të vendit filluan të hapen gradualisht pas izolimit total.

Gjithashtu, kamerierët hapën restorantet dhe kafenetë e plazhit dhe turistët shijuan motin e mirë dhe aktivitetet e pavarura në plazh si volejbolli.

“Nëse sezoni vjen, atëherë do ta shijojmë”.

Kështu thanë pushuesit në Itali, ku plazhet u hapën për sezonin e ri me masa shtesë sigurie, nga frika e pandemisë së COVID-19.

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vendin fqinj rezultojnë rreth 6.660 të prekur dhe 146 të vdekur.

Në Poloni, njerëzit hoqën maskat dhe ngritën dolli për lirinë, teksa baret, restorantet dhe pubet u rihapën për herë të parë në 7 muaj.

Rihapja, e kufizuar në ambientet e jashtme, fillonte zyrtarisht në mesnatë, por shumë njerëz nuk mundën të prisnin dhe mbushën rrugët dhe baret për të filluar festën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!