Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Ukshin Hotin si patriot shqiptar të veshur me uniformë të ushtrisë jugosllave.
Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se vetëm një rival i joti ta gjen foton ku dukesh keq ose ku je veshur keq për të ta shprehur dashurinë dhe admirimin që ka për ty.
Postimi i plotë:
Të do dhe të urren!
Të përkujtosh Ukshin Hotin si patriot shqiptar të veshur me uniformë të ushtrisë jugosllave është njësoj sikur ta përkujtosh Nënën Terezë me bikini.
Kur dikush të respekton shumë, duke e zbuluar si me pahiri anën ‘e errët të Hanës’ tënde, tregon shumë për të, më shumë sesa për Ty.
Vetëm një rival i joti ta gjen foton ku dukesh keq ose ku je veshur keq për të ta shprehur dashurinë dhe admirimin që ka për ty!
Është hile! Dhe xhelozi mes ‘heronjëve’ kjo!
Thjesht, personi që e gjen foton tënde më të shëmtuar dhe e poston me Legjendën më të bukur për Ty, është kundërthënës, sepse personi i tillë përçon mesazhin se ‘S’ka hero pa behane’, përveç ‘meje’!
Patrioti më i madh shqiptar i veshur me uniformë të ushtrisë jugosllave, thuajse ka luftuar për Jugosllavinë…Çfarë porosie është kjo?!
S’është fer!
Pasha Zotin s’është fer!
P.S. Shqyeni kujtimet, shqyeni fotografitë!
Mos u fotografoni me njerëz që nuk i njihni!
Unë si gazetare e kam një foto me uniformë dhe me kallash të UÇK-së, por ushtare nuk kam qenë!
Që do të thotë, fotografia nuk flet sa njëmijë fjalë!