18.05.2021 - 11:56
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se kapja e drogës ditën e djeshme erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe SHBA-ve.
Po ashtu, diplomatja amerikane shton se DEA pati një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikuesve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar.