MENU
klinika

Çfarë ndodh me ata që janë kapur një herë më plagjiaturë?

Hapen doktoraturat në Universitetin e Tiranës, kriteret e reja për gradë!

18.05.2021 - 15:07

Hapen aplikimet në ciklin e tretë të studimeve në Universitetin e Tiranës.

Paraprakisht, Senati Akademik ka miratuar rregulloren, e cila vendos kushte te forta si për fakultetet, ashtu dhe për ata që aspirojnë të marrin gradën “doktor shkencash”. Edhe koha e mbylljes së punimit nuk mund të zgjatet pafundësisht, siç është bërë deri vonë, por në pesë vite kalendarike.

KUSHTET PËR FAKULTETET

Jo çdo njësi bazë mund ta ofrojë si program studimi. Janë pesë kushte, nga burimet njerëzore që do të formojnë doktorantët, të cilët duhet të jenë medoemos me tituj “profesor” dhe “profesor i asociuar”, bazën didaktike mbështetëse e deri te mbështetja financiare që duhet ta sigurojë vetë fakulteti me qëllim që të nxjerrë doktorantë nga dyert e saj. Çdo miratim kalon përmes Senatit Akademik. Por për këtë, njësia bazë ose departamentet, para se të bëjnë propozimin duhet të kenë të qartë fushën e kërkimin shkencor, afatet kohore për realizimin e studimit dhe se ku do t’i gjejnë fondet për procesin e studimit, të cilat mund të jenë me vetëfinancim ose përmes granteve për projekte kërkimore.

Në rast se bëhet fjalë për personel të brendshëm akademik, UT-ja mund ta mbështesë vetë atë por edhe mund të aplikojë për fonde në Agjencinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit apo çdo lloj institucioni tjetër financues, kombëtar a ndërkombëtar. Ndërsa kandidatët e tjerë duhet të vetëfinancohen ose të gjejnë mbështetje vetë nga subjekte të tjera.

PËR KANDIDATËT

Nuk ka më gradë me plagjiaturë. Rregullorja e doktoraturës e përcakton qartë që në hyrje. Atyre që iu është tërhequr një herë “veshi” nuk mund të kandidojnë, ndërsa të tjerët duhet të nënshkruajnë që do t’i përmbahen autenticitetit në krijimin e tyre.

“Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të së drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si dhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike”, citohet në kushtin e fundit të kërkesave që duhet të plotësojë aplikanti për t’u pranuar në ciklin e tretë.

Paraprakisht, një person që aspiron për gradë duhet të ketë përfunduar dy ciklet e para të studimeve e madje me rezultate të larta, të jetë i angazhuar pranë universitetit, të zotërojë mirë një gjuhë të huaj pasi me të do të shoqërojë publikimin në shqip, si dhe të ketë dy rekomandime nga personeli akademik që e ka spikatur midis të tjerëve. Këto janë kriteret gjenerale, pasi çdo departament mund të përcaktojë të tjera shtesë, bazuar në specifikën që ka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!