GJKKO ka vendosur dënimin me 37 vite burg në total për grupin e Habilajve, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Me 10 vite burg, Gjykata e Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka dënuar Moisi Habilajn i cilësuar si kreu i grupit kriminal.
Habialj është shpallur fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.
Me uljen e dënimit sipas kodit të procedurës penale, Habilaj është dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Fajtorë për të njëjtat akuza, janë shpallur edhe Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët me uljen e dënimit janë dënuar përfundimisht me nga 9 vite burg.
Moisi Habilajndodhet në arrati, pasi u largua nga banesa e tij në Itali ku qëndronte në arrest shtëpie pas periudhës së festive. Sipas abcnews, fektivët nuk e kanë gjetur në shtëpinë ku qëndronte pas kontrollit që kanë bërë duke e shpallur në kërkim. Gjykata e Apelit në Katania e dënoi me 15 vite burg Moisi Habilajn duke lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Që prej fundit të majit, ai ishte në arrest shtëpie pas qëndrimit në burg për gati dy vite.
Moisi Habilaj u dënua qershorin e kaluar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa pak muaj më parë Apeli e la në fuqi. Grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave. Kur mbërrinte në Itali droga i shitej disa klaneve mafioze në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës. Habilaj është përfolur për lidhje farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.