MENU
klinika

Po përgatitet takimi Mitsotakis-Erdogan

Tensionet për detin, ministri i Jashtëm turk më 31 Maj në Athinë

18.05.2021 - 18:04

Mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu pritet që të vizitojë Athinën në datë 31 Maj. Parimisht është rënë dakord mes palëve për takimin në Athinë, por data ende nuk është zyrtarizuar.

“Ta Nea” shkruan sot se sipas burimeve diplomatike 31 Maji shihet si dita kur Mevlüt Çavuşolulu do t’i kthejë homologut të tij Dendias vizitën në Athinë. Gjithashtu në artikull theksohet se dy ministrat pritet që të punojnë për një takim mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Nikos Dendias vizitoi Turqinë në Prill, ku takoi edhe presidentin Erdogan, ndërsa konferenca me homologun Çavuşolulu ishte e tensionuar. Dy vendet ndodhen në një paqeje momentale pasi situata është e tensionuar për shkak të konfliktit detar, që fundin e vitit të kaluar ishte në prag lufte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!