19.05.2021 - 09:04
Analisti i njohur Artur Zheji u shpreh se pas rezultatit të 25 Prillit, ka një zhurmë korridoresh për një ftohje mes PD dhe LSI.
Ai tha se nga ana tjetër Rama nuk e kishte menduar kurrë që Basha do merrte kaq shumë vota, edhe pse nuk kishte asnjë pushtet në dorë.
“Unë jam më i shqetësuar tani se atëherë. Ka një zhurmë korridoresh që marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë ftohur.
Mendoj që kjo është si një situatë si lufta kundër Bashës.
Rama nuk e mendonte kurrë që Basha edhe i vetëm pa bashki mund të kapte atë rezultat që kapi.
Basha kapitalizoi një rezultat votash të pa hamendësuar nga sondazhet”, deklaroi Zheji në “Log”.