Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese nisi sot të shqyrtojë nismën e LSI-së për koncesionet.
Në pikën e parë të rendit të ditës, Komisioni shqyrtoi një marrëveshje financimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH për financimin në bujqësi.
Por gjatë shqyrtimit të pikës së dytë, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, nismë e LSI-së, Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi vendosi që mbledhjen ta zhvillojë me dyer të mbyllura pa praninë e medias.
Vetë Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, si nismëtar i projektligjit nuk ishte i pranishëm në mbledhje duke vijuar bojkotin opozitar.