MENU
klinika

Ja pse nuk lejohen të futen në territorin amerikan dhe çfarë thotë ligji

Kush janë zyrtarët shqiptarë që SHBA i ka shpallur “non grata”!

20.05.2021 - 17:12

Ish-Presidenti Sali Berisha bëhet zyrtari i 4-t shqiptar që shpallet “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pari që hapi siparin e një vendimit të tillë ishte ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ai dhe familja e tij e ngushtë u shpall “non grata” në shkurt të vitit 2018. Në njoftimin e atëhershëm të DASH, Sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe lajmëronte se për Llallën kishte informacione se ishte i përfshirë në afera korruptive.

Ku vendim u parapri me një deklaratë të ish-ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, i cili tha se “peshku i madh e ha të voglin. Për herë të parë në Shqipëri do të hamë peshkun e madh”, ndërkohë në njoftimin e DASH pak muaj më vonë bëhej me dije se: “Përveç përcaktimit të z. Llalla, Sekretari po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas joamerikan”.

Ndërkohë vetëm pak muaj më pas SHBA shpalli “non grata” një tjetër zyrtar shqiptar, i cili ishte i dyti në këtë listë. Bëhej fjalë për Tom Doshin, deputetin e Partisë Socialdemokrate. “Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”, njoftoi DASH në prill të vitit 2018. “Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratën e DASH.

“Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z. Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshorten e z. Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”, vijonte më tej deklarata. Ndërkohë, për një vit nga departamenti Amerikan i Shtetit nuk patëm ndonjë vendim tjetër, për t’u rikthyer në korrik të vitit 2019, me shpalljen “non grata” të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij.

Më 30 korrik 2019 DASH vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe, Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion. “Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht kryetarin e Bashkisë shqiptare të Durrësit, Vangjush Dako, nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndalura të FY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA

Lëvizja e fundit e Sali Berishës, çfarë pritet sot?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!