MENU
klinika

“Është çështje dinjiteti”

Berisha pyetet nëse pas vendimin për ta shpallur non grata qëndron George Soros

20.05.2021 - 19:01

Në reagimin e parë pasi u shpall non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha përmendi midis rreshtave edhe George Soros, duke theksuar se kishte qenë i pari që kishte kundërshtuar projektin e ndarjes së kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe se për këtë ishte kërcënuar.

Në konferencën për shtyp, Berisha u pyet nëse pas vendimin të Departamentit të Shtetit qëndronte Soros, duke nënvizon se nuk e thoshte dot këtë, por shtoi se ishte bërë një lobim i fuqishëm për ndarjen e kufijve.

“Nuk e them që është George Soros, them ku ka qenë Sali Berisha këto 8 vite. Kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. E dija që kam përpara qindra milion të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Serbisë, Presidentin e Kosovës. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm. Interesi i kombit tim ishte të thoja atë që mendoja. Përveç kësaj, kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend kundër krimit e drogës.

Kam qëndruar jo pa qëllim, por për t’i nxjerrë njerëzve frikën. Nuk i shqiptonin dot emrat e tyre. E kam bërë me qëllim. S’jam as prokuror, as gjykatës, as hetues. Kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë ku s’janë me radhë, e kam bërë këtë. Kam sulmuar haptazi George Soros, krye spektulant të planetit. E kam bërë në valët e VOA-s, armik i demokracisë shqiptare. Dhe për probleme të tjera. Unë këto vite, kam pasur objektiva, jam me objektiva. Prandaj në letër i kam thënë, unë këto kam bërë. Jam krenar për këto që kam bërë.

Hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem Gjykatës, dhe Gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se cili ka qenë Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike, Cila është e shoqja e Berishës, 73 vjeçe sot që vijon punën me autizmin, cilët janë fëmijët e tij. E para është çështje dinjiteti. Pastaj qëllimet, secili ka të vetat.

Është sekretari që ka firmosur dhe njoftuar. Është ai që përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar mua. Për të cënuar. Unë s’do doja kurrë të isha, por ai e bëri këtë. Nëse do ta bëjë këtë, s’kam asnjë kundërshtim. Meqë s’shkoj dot në SHBA, në Gjykatë, po shkoj në Francë”- tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN