MENU
klinika

“Dy vite burg për Adriatik Llallën”

Ambasada Britanike: Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet…

20.05.2021 - 19:03

Ambasada Britanike në Shqipëri të enjten pasdite reagoi për vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të gjykuar ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla me dy vite burg.

Përmes një shënimi të shkurtër në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se një vendim i tillë tregon se atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.

Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat. Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ajo.

Po ashtu, kujtojmë se Llalla u shpall fajtor për veprat penale “deklarim të rremë” dhe “fshehje pasurie”.

Përveç dënimit me burg, GJKKO e ka dënuar Llallën edhe me 5 vite përjashtim nga mbajtja e posteve publike. Po ashtu Llallës i është vendosur sekuestro edhe mbi pasurinë e ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë.

Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Ish-prokurori po gjykohet për veprën penale të fshehjes sё pasurisё. Ndërkohë, ishte vendosur dhe njё hetim pёr pastrimin e parave.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi për sekuestrimin e pesë pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme.

Hetimi ndaj Llallës nisi më 15 mars 2018 në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u kalua për kompetencë tek ish-Krimet e Rënda.

Ai thuhet se nuk ka deklaruar një shumë prej 7 mijë e 400 dollarë të shpenzuara në SHBA, një shumë për ndërtimin e një banese, si dhe shpenzime të kryera në Gjermani.

Llalla u dyshua për katër vepra penale, mes të cilave edhe “pastrim i parave” dhe “shpërdorim i detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se ndaj tij provohej vetëm akuza e “mosdeklarimit të pasurisë”.

Pasi përfundoi mandatin e kryeprokurorit, Llalla dha dorëheqjen nga sistemi dhe nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata, duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!