Krijimi i një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km është në proces dhe do të lidhë Greqinë me Shqipërinë.
Media greke, “Star.gr” raporton se gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investitorit në projekt.
Projekti është pjesë e planit të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë përmes linjës hekurudhore nga Krystallopigi (Follorina) në Pogradec me një gjatësi totale prej rreth 130 km.
Nisma është pjesë e projektit ERGOSE, CEO i të cilit Christos Vinis vuri në dukje: “Projekti ka të bëjë me ndërlidhjen e Greqisë me Ballkanin dhe Evropën përmes hekurudhave. Ky është një hap tjetër, vendimtar drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një qendër rajonale për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajon e më gjerë”.