Në Komisionin Hetimor të ngritur për hetimin e sjelljes së Presidentit Ilir Meta në fushatën elektorale, ekspertët juristë iu referuan praktikave të Komisionit të Venecias, apo Gjykatave Kushtetuese në vende të tjera, për të përcaktuar ‘kornizat’ se di duhet të jetë sjellja e kreut të shtetit veçanërisht në periudhën kur bëhet fjalë që populli do zgjedhë përfaqësuesit e tij në Kuvend.
Eksperti Erind Merkuri tha se presidenti “me gjuhën e tij s’duhet të krijojë konflikte institucionale, të ulë apo ngrejë reputacionin e institucioneve, gjuha e tij duhet të jetë korrekte”.
“Nga praktikat e analizuara, e komisionit të Venecias e doktrinës lidhet që presidenti duhet të jetë i panashëm e mbi palët, sjellja e tij s’duhet të perceptohet si e anshme në favor, qoftë dhe kundër. Mund të ketë qëndrime politike por kjo s’duhet kuptuar si në favor apo kundër subjekteve të caktuara politike”.
Pyetje e Spartak Braho: Ndalem pak tek dispozita te roli i presidentit si faktor uniteti, që e gjejmë shpesh në referncat e presidentit tonë që e cilëson veten faktor uniteti, por dhe garant i Kushtetutës, si mendoni për këtë a është presidenti garant i kushtetutës?
Eksperti: Po është garant i kushtetutës, si cdo institucion tjetër, logjika se kush duhet të jetë garant i kushtetutës, është debat i vjetër, në Shqipëri garant kushtetues të shprehur ka pasur në kohë të ndryshme të ndryshëm.
Sa kohë interpretimi përfundimtar i mbetet gjykatës Kushgtetuese, do të thotë që është ajo që duhet ta garantojë në shkallë të fundit, në kuptimin e ngushtë mbetet gjykata kushtetuese garant i kushtetutës, në kuptimin e përgjithshëm cdo institucion është garant i kushtetutës.
Vasilika Hysi: Ndalemi pak te liria e shprehjes, raporti që ka presidenti midis asaj që ne gthemi që s’mban përgjegjësi e lirisë së shprehjes, marrë shkas nga filmimet statuset që lexuam, kuptohet që gjuha e shprehjes dhe urrejtjes e kërcënimit sidomos për organet e posacme të sistemit të drejtësisë që ne me ligj i kemi vendosur të hetojnë krimet zgjedhore, ishte një nga arsyet që firmëtarët janë shqetësuar.
Në praktikën e studiuar cili është qëndrimi i komisionit të Venecias apo gjykatave kushtetutese të tjera? Meqë sollët raste kur presidentët janë gjysmë të varur, ku liria shprehjes në fushatën elektorale, presidenti s’mund të marrë kompetencat e parlamentit, doja dicka më konkrete që ne duhet ta kemi në konsideratë?
Eksperti: Raste konkrete, një citim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, 2010, çdo qyetar ka të drejtën të garantohet nga paanshmëria dhe integriteti i presidentit, vecanërisht në rastin e zgjedhjeve politike, se kemi të bëjmë me zgjedhje që do bëjë qytetari.
Në rastin e doktrinës italiane, mesazheve të presidentit, në shprehjet atipike, fjalimet në atdhhe, përshëndetjet ndaj FA, në rast kur mund të arrijë mesazhin ndaj popullit përmes mesazheve tipike ska pse ti përdorë atipiket, pra duhet të vetëpërmbahet tek atipiket, pra nëse i përdor mesazhet atipike, duhet ta bëjë me kujdes të jashtëzakonshëm për të shmangur që shprehjet të tingllojnë me nënkuptime sikur po dënon, apo si mosmiratim i sjelljes së organeve publike.
Konfidencialiteti thelbësor për rolin e tij në rendin kushtetues.
Vasilika Hysi: Komisioni i Venecias ka vendim për këtë?
Eksperti: Qëndrim te rasti shqiptar, kur u diskutua komoetenca për datën e zgjedhjeve në Shqipëri, 2019, ku shprehet për faktin që presidenti s’mund të mbajë anësi politike, s’mund të mbështesë një forcë të caktuar.
Mbi këtë bazë, vendimi i 2004, i Gjykatës Kushtetuese të Koresë …jo bazë për mohimin e detyrimit për të ruajtur neutralitetin politik lidhur me zgjedhjet, të përmbahet nga shprehja e mendimeve të tij personale, kur bën deklarata në lidhje me zgjedhjet të mbajë neutralitetin politik në lidhje me zgjedhjet, duhet të duket se sillet në mënyrë të pavarur