MENU
klinika

Berisha nuk ikën nga Parlamenti

Çfarë po ndodh brenda selisë së PD dhe kush i kërkoi largimin

21.05.2021 - 12:56

Thonë se pas stuhisë del dielli, por duket se kjo shprehje nuk gjen vend në Partinë Demokratike.

Që nga 26 prilli panorama në selinë blu është krejt e ndryshme me atë që ishte para zgjedhjeve të 25 prillit. Entuziazmi që kishte mbërthyer demokratët gjatë fushatës zgjedhore u zbeh pas votimeve kur që në numërimin e kutive të para u diktua trendi i rezultatit.

Më 26 prill e në vazhdim togfjalëshi “ndryshimi po vjen” u zëvendësua nga togfjalëshi “zgjedhjet u vodhën”, ndërsa ekipi juridik dhe nga të gjitha fushat nisën betejën ligjore për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Në një kohë që juristët në PD nisën betejën ligjore për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 9 qarqe, kritikët e Lulzim Bashës kërkuan që ai të japë dorëheqjen dhe në selinë blu të nisë një proces analize të rezultatit të zgjedhjeve.

Tri javë pas ditës së zgjedhjeve dhe pas shumë thirrjeve të kritikëve, të dielën që shkoi, kreu i PD-së thirri Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së për 4 vitet e ardhshme. Por teksa vëmendja e demokratëve ishte fokusuar ditët e fundit te procesi i brendshëm për të zgjedhur kryetarin që do t’i drejtojë demokratët për një mandat tjetër, një “Twitter” i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së merr të gjithë vëmendjen dhe mbjell heshtjen në selinë e PD-së.

Duket se shpallja “non grata” e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha, zuri në befasi demokratët. Mesditën e së mërkurës u bë publik vendimi, ndërsa funksionarët e PD-së e kishin të vështirë ta konceptonin. Një ditë më pas zymtësia në selinë blu ndihej edhe më shumë se pas humbjes së zgjedhjeve. Ishin të paktë deputetët e zgjedhur që mbërritën në selinë blu, ndërsa akoma më të paktë ishin ata që mund të jepnin një koment për ish-kryetarin e tyre. Ndërkohë, pikëpyetja që ngrihet për lidershipin e PD-së është nëse do ta mbajnë Sali Berishën në Grupin Parlamentar të PD-së, në një kohë kur gjatë gjithë fushatës kanë sulmuar kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, se as nuk duhet të ishte futur në garë, pasi është subjekt i dekriminalizimit automatikisht, pasi shpallja “non grata”, sipas Bashës, nënkupton aktin e dëbimit nga një shtet i huaj, që përbën edhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit.

A e shiti Basha Berishën te amerikanët?!

Në Shqipëri janë deri më tani tre politikanë të cilët janë shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pari që mori këtë masë ishte Tom Doshi. Kryetari aktual i PSD-së mori këtë masë në shkurt të vitit 2018. Z. Doshi nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit gjatë këtyre viteve.

Madje Doshi vendosi të kandidojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht mesazheve të shumta të ambasadores amerikane kundër tij. Pas shumë lajmesh në media, kryediplomatja amerikane Yuri Kim në një prononcim për mediat deklaroi se kishte marrë garancinë nga kreu i qeverisë se Doshi nuk do të kishte asnjë rol në formimin e qeverisë. Ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve, orët e para të mëngjesit të 26 prillit Doshi paraqiti dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit.

Ndërkohë, politikani i dytë “non grata” ishte ish-kryebashkiaku i PS-së në Durrës, Vangjush Dako. Edhe pas vendimit të DASH për të shpallur Dakon “non grata” në 2019-ën, Kryeministri Rama nuk e përjashtoi atë nga kryesia e PS-së, por ai vendosi të mos e kandidonte më për kryetar bashkie. Ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit ai ka qenë aktiv në mbledhjen e votave për PS-në. Ndërkohë, tashmë politikani i radhës i shpallur “non grata” është në kampin opozitar. Berisha teksa ndodhet pa asnjë pushtet, lajmëroi dje se do të nisë betejën ligjore, por nga ana tjetër, nuk kemi asnjë prononcim të lidershipit Basha se cili do të jetë qëndrimi karshi Berishës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!