MENU
klinika

Dy projektet që vijnë më shpejt sesa mendoni...

Është koha e serialeve humoristike

21.05.2021 - 16:33

U desh të kalonim më shumë se një vit të vështirë, me tërmete dhe viruse vdekjeprurëse që producentët ta kuptonin: shqiptarët duan të qeshin dhe jo te vrasin medjen me dramat e botës. Spektaklet e humorit me audiencën e tyre e kishin dhënë sinjalin: u klonuan njëri pas tjetrit dhe tani cdo tv ka dhe një trupë humori. Tani pas varieteve, është radha e serialeve komikë. E mesa duket më në fund do shpëtojmë nga dramat me drogë, prostitucion, klandestinë, vrasje e hakmarrje, temat që kanë mbizotëruar prodhimet filmike të 30 viteve të fundit.

Një nga serialet që do të nisë këtë vjeshtë është “H.O.T”, nga Ermal Mamaqi, me një kast shumë të njohur aktorësh si: Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela, Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia dhe do të ketë një rikthim të Inis Gjonit.

Një tjetër serial që do të nisë nga shtatori është “Nina”, një komedi që do të tregojë çmenduritë e personazhit kryesor e do të transmetohet në RTSH 1 HD. Në këtë serial do të luajnë: Olta Daku, Raimonda Bulku, Roza Lati, Erjona Kakel, Renada Caci, Bes Bitraku, Igli Zarka, Ismail Shino.