MENU
klinika

COVID-19

Ky qark në Shqipëri kishte vetëm një të infektuar!

21.05.2021 - 18:07

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 35 raste të reja nga 3167 testime dhe 1 humbje jete, ndërsa të shëruarit janë 556 qytetarë. Sa më shumë shkojmë drejt verës, koronavirusi në Shqipëri po shkon drejt zhdukjes.

Në 12 qarqet e vendit, Dibra për të dytën ditë me radhë ka vetëm një të infektuar aktiv, ndërsa më pas vjen Kukësi me 12, Durrësi me 16, Fieri 29 dhe kështu me radhë me Tiranën që mban vendin e parë me 822 të prekur.

Edhe pacientët në spitale cdo ditë janë në ulje, sot në përditësimin e ministrisë së Shëndetësisë raportohet se po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në fillim të qershorit Shqipëria pritet që të bëjë një lehtësim të konsiderueshëm të masave nisur edhe nga fakti që përpara është sezoni turistik.

Statistika (21 Maj 2021)
Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 556
Të shtruar në spitale 61
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,167

Testime totale 691,876
Raste pozitive 132,153
Raste të shëruara 128,425
Raste Aktive 1,287
Humbje jete 2,441

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 822
Korçë 117
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Berat 37
Fier 29
Durrës 16
Kukës 12
Dibër 1