MENU
klinika

“Abortoi fëmijën dhe iku”

Getinjo rrëfehet si asnjëherë më parë për jetën personale

22.05.2021 - 09:28

Getinjo është një ndër reperët më të dashur të ekranit shqiptar.

Reperi u bë i famshëm me këngën “Ajo” që u publikua në vitin 2011. Së fundmi, gjatë një interviste për “Prive”, Getinjo ka rrëfye dhe historinë e trishtë që qëndron pas këtij hiti.

Ai tha se kënga në fakt ishte një dedikim ndaj ish të dashurës së tij, e cila abortoi fëmijën e tij kur ishin adoleshentë. “Shokët bëjnë hajgare me mua se atë çikën nuk e kam parë kurrë ma. Është larguar me krejt familjen jashtë vendit dhe informacioni që kam marrë është që ajo ka abortuar.

E kam pas bërë një këngë, e kam treguar krejt historinë çfarë më ka ndodhur me të, veç me ia dërguar asaj. Kënga ka pas dalë pa pëlqimin tim, ka pas dalë në Youtube. U bë shumë e madhe dhe vendosa më i bërë klipin, ishte suksesi im i parë me një këngë që ka dalë pa dashje.“, tha reperi.