MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta dallojmë aneminë tek fëmijët?

22.05.2021 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta dallojmë aneminë tek fëmijët?

Mjeku:  Si ti njohim simptomat e anemisë?

Simptomat që prindërit më shpesh identifikohen si shenja të mundshme të anemisë në foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë:
• Oreks të dobët, lodhje ekstreme.
• Refuzim i ushqimeve të forta.
• Refuzim sidomos i perimeve
• Nervozizmi dhe mungesa e koncentrimit.
• Përgjumje (tek fëmijët disa muajsh ) ose hiperaktivitet tek më të rriturrit.
• Ndjeshmëria ndaj të ftohtit.
• Prindi gjithashtu shpesh vëren mungesën e interesit të fëmijës në lojë dhe djersitje të madhe gjatë lojës.
• Ndryshimet mund të ndodhin në thonjtë ose flokët në formën e frustrimi dhe njolla të bardha në gjuhë.
• Në fëmijët më të mëdhenjë mund të shihen simptoma të tilla si : marramendje, dhimbje koke, gumëzhimë në vesh dhe erresim në sy (xixëllonja).
• Për fëmijët e tjerë, e shpeshtë është ndjeshmëria ndaj infeksionit.
• Anemia për shkak të mungesa e hekurit, çon në përthithjen e dobët edhe të mineraleve të tjera dhe elementet gjurmë.
• Në disa fëmijë me anemi të rëndë, ka zhurmë në zemër, frakturë të thonjëve dhe flokëve. Pigmentimi i lëkurës nuk është një shenjë e besueshme e anemisë, sepse ngjyra e lëkurës varet nga trashësia, qarkullimi i gjakut dhe pigmentimi.