22.05.2021 - 10:50
Nëse diku në një varëse në dollap ke një kostum xhaketë-pantallona, vishe sot. Nuk ka qenë kurrë më në modë se këtë sezon. Plus është edhe freskët e ditë me shi.
Nuk ka rëndësi prerja. Pantallonat mund të jenë të gjera nga fundi, ose të ngushta. Ngjyra mund të jetë nga e kuqe e ndezur, tek portokallia, roza, bluja, bojëqielli, apo e bardha ose e zeza.
Vajzat e njohura të showbizit, këngëtaret, aktoret, të çdo trupi, prej më shumë se dy muajsh kanë zgjedhur kostumin, herë me atlete e herë më këpucë.
Edhe ty do të të bindin këto foto për ta veshur që sot.