MENU
klinika

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat!

Ulet sërish numri i rasteve pozitive me Covid-19! Një person humbi jetën

22.05.2021 - 17:00

Sërish ka patur një ulje të rasteve me Covid 19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 23 raste pozitive, ndërsa një person nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa nuk raportohet për te intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Njoftimi i ministrisë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Maj 2021)

Raste të reja ditore         23

Të shëruar në 24 orë      176

Të shtruar në spitale      60

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,862

Testime totale            695,738

Raste pozitive             132,176

Raste të shëruara        128,601

Raste Aktive                  1,133

Humbje jete                  2,442

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         670

Korçë            115

Shkodër       85

Vlorë             58

Elbasan        38

Berat             38

Lezhë           37

Gjirokastër   37

Fier               26

Durrës          14

Kukës           14

Dibër           1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!