23.05.2021 - 10:31
Ambasadori i BE-së Lugi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall i padëshirueshëm.
Megjithatë ai deklaroi nga Korça se është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht.
“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall më 19 maj nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘non grata’ në SHBA.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Është çështje dinjiteti”