MENU
klinika

Numri i infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm

Faqja e njohur: Shqipëria një destinacion turistik pa rrezik, pavarësisht Covid-19

23.05.2021 - 10:39

Shumica e destinacioneve globale të pushimeve konsiderohen ende si zona me rrezik për COVID-19 dhe shumë vende që do të ishin të sigurta si destinacione udhëtimi nuk i lejojnë turistët të hyjnë në vend.

Por jo kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

“Shqipëria nuk konsiderohet një destinacion klasik pushimesh për gjermanët, por ka shumë për të ofruar”, sipas faqes së njohur online të shoqatës më të madhe automobilistike të Europës, ADAC.

“Shqipëria ka një mjedis malor madhështor dhe shpesh ende të virgjër, qytete piktoreske që dëshmojnë për një të kaluar të pasur, historike, si edhe një bregdet mesdhetar plot mundësi për të pushuar”, shton ADAC.

Pasi numri i infeksioneve të reja të COVID-19 ka rënë ndjeshëm javët e fundit, vendi nuk është më një zonë rreziku.

Gjithashtu, edhe paralajmërimi për udhëtimet nga Ministria e Jashtme gjermane është hequr.

”Pushuesit nga Gjermania mund të hyjnë lirisht në Shqipëri. Nuk kërkohet një test negativ COVID-19 dhe nuk ka karantinë në vend”, shkruan ADAC.

”Hyrja është e mundur nga të gjithë kufijtë, tokësorë ose ajrorë. Madje ekziston një linjë fluturimi e drejtpërdrejt me kryeqytetin, Tiranën, nga Frankfurti. Hotelet, vendet për kamping dhe restorantet janë të hapura me kërkesat e higjienës”, përfundon shkrimin e saj shoqata më e madhe automobilistike e Europës, ADAC./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!