MENU
klinika

Çfarë nuk u pa nga ceremonia me Forcat e Armatosura?

Presidenti Meta shtrëngon duart me Yuri Kim, ndërsa Rama ‘përshëndet’ ushtrinë…

23.05.2021 - 13:40

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë u zhvillua sot një paradë ushtarake e Forcave të Armatosura shqiptare në kuadër të stërvitjes së NATO-s, “Defender Europe 21”.

Në ceremoni, krahas ambasadores amerikane, ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të shtetit si Presidenti Ilir Meta si dhe Kryeministri Edi Rama.

Në fotot e shpërndara nga LSA, shihet momenti kur Presidentit takon diplomaten amerikane, ndërkohë që nuk u pa ndonjë takim përciptazi midis tij dhe kryeministrit.

Ndërkohë, kreu i qeverisë u paraqit në ceremoni i veshur me tuta, shoqëruar me një xhaketë dhe këmishë të bardhë.

Të ulur në distancë midis tyre për shkak edhe të masave anticovid, kryeministri shihet duke mbajtur shënime, ndërsa Presidenti mban në dorë telefonin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika