MENU
klinika

Dy fëmijë në gjendje të rëndë në spital

Aksident i rëndë teleferiku në Itali, 9 të vdekur

23.05.2021 - 15:53

Të paktën nëntë persona kanë vdekur pasi një teleferik që lidh liqenin Maggiore të Italisë me një mal afër u shkëput të dielën.

Teleferiku Stresa Mottarone merr turistë dhe vendas nga qyteti i famshëm i Stresa, në liqenin Maggiore, me gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.

“Aksident i rëndë në teleferikun Stresa- Mottarone. Shpëtimi alpin, dhe ekipet e tjera të shpëtimit në vend. Dy ambulanca me helikopter ndërhynë”, tha shërbimi kombëtar i shpëtimit alpin në Twitter.

ANSA tha se teleferiku mbante 11 persona dhe se dy fëmijë të moshës 9 dhe 5 vjeçi shin dërguar me helikopter në një spital në qytetin verior të Torinos në gjendje të rëndë.

Incidenti, ndodhi mesditën e sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes. Kabina u shemb në një zonë të pyllëzuar dhe të papërshkueshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta, në një nga pikat më të larta të impiantit.