MENU
klinika

U ‘vlerësua’ me zero pikë!

Ky shtet bëri histori në “Eurovision 2021”

24.05.2021 - 10:54

Çmimin e parë në festivalin e këngës “Eurovision 2021” e rrëmbeu mbrëmjen e djeshme Italia, e cila u përfaqësua nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Italia (524 pikë) ishte në një garë të fortë me Francën (499 pikë) dhe Zvicrën (432 pikë), të cilat u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.

Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Këngëtarja bëri mal zemrat e shqiptarëve dhe dhuroi një spektakël të vërtetë me këngën e shkruar nga Olti Curri dhe kompozuar nga Kledi Bahiti.

Kur erdhi momenti për të lexuar votat e publikut, Britania e Madhe u lexua së pari pasi ishte renditur në vendin e fundit me 0 vota nga juria e shteteve të Evropës.

Ky rezultat do të thotë që asnjë nga juritë e 39 vendeve me votim në “Eurovision 2021” nuk zgjodhi Embers midis këngëve të tyre të preferuara të finales. Nuk dihet nëse ky ishte një vendim politik apo thjesht asnjë nga shtetet e tjera europiane nuk e pëlqyen këngën as sa për t’i dhënë të paktën një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja e dytë më e paguar në MB

Kjo është vlera marramendëse e pasurisë së Dua Lipës