MENU
klinika

Zheji: 3 kandidatët s’kanë protagonizëm politik

A rrezikohet Basha në zgjedhje? Lubonja: Rreziku më i madh është vetja

24.05.2021 - 15:51

Teksa në 13 qershor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Lulzim Basha do të garojë për këtë post përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit si dhe Agron Shehajt.

I ftuar në ‘Pikat mbi i’ në ‘Nws24’ analisti Fatos Lubonja parashtroi disa argumente nëse rrezikohet Basha përballë këtyre 3 kandidatëve. Ai tha se basha nuk rrezikohet nga këta kandidatë, por nga vetja e vetë.

“Kjo fjala ‘sa rrezikohet Basha?’ është interesante për t’u komentuar. Se mendoj se Basha rrezikohet nga këta kandidatë shumë. Do të mendoja se Shehaj mund t’i marrë më shumë vota në votim nga intuita. Por rreziku më i madh që ka Basha, e ka nga vetja e vetë. E para; sepse ajo që është karakteristike e liderëve tanë, rreziku më i madh i tyre. Edhe në terma afatgjata është moshapja ndaj të tjerëve, krijimi i një kulti, rrethimi me ‘yes man’ që të sigurojnë pushtetin por nuk të korrigjojnë gabimet e shumta që mund të bësh. Ky është rreziku kryesor që ka Basha, por edhe Ramës, i cili është drejt katastrofës. Kjo ka qenë edhe fatkeqësia e Enver Hoxhës që sundoi 50 vite, por e patë se ku e çoi Shqipërinë. Duhet të ketë zëra ndryshe, pasi janë interes për demokracinë. Basha këtë ka rrezikun kryesor, se sa do ta hapi partinë nesër. Unë mendoj se me këto zgjedhje ai mund t’i fitojë, nuk rrezikohet. Por rreziku është futorja e tij. Si do të menaxhojë fitoren e tij, sa do të jetë i hapur ndaj këtyre kandidatëve, sa do të hapë partinë.”, theksoi Lubonja.

 

 

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se këta konkurrentë kanë një profil të ulët politik përballë Bashës.

“Mendoj se do të ketë garë. Avantazhi kryesor është se Basha ka një profil publik më të njohur se konkurrentët e tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama se dua të bëj një paralele. Rama u bë kryetar bashkie pa teser, por bëri zhurmën e vetë se mori sëpatën për të këputur shtyllën e tensionit. Ai e dinte se po bënte hoq. Ishte dëshirë e studiuar për t’u shpalosur. Kur u shfaq në 2005 si kryetar i PS ai nuk kishte konkurrent si konkurrenti i Fatos Nanos. Të njëjtën gjë s’mund ta thuash për PD do. As Shehaj, as Harxhi, Kadilli, s’kanë protagonizëm. Protagonizmi gjendet, boton libra, bën fondacione, krijon kauza publike. Këta zotërinj nuk e kanë kartëvizitën politike. Ky nuk është faji i Bashës që është kështu. Basha konkurrent në të aftë ka veten e tij. Nëse ai mbyll garën e PD dhe siguron kolltukun e kryetarit dhe i fut një mendje të lehtë, ka një dramë të madhe përpara.”, tha ai.

Lubonja: Zheji e kufizoi individin tek psikologjia e individit. Dhe harroi një element tjetër që është forca dhe dobësia e Bashës në një farë kuptimi. Meqë e nis nga Rama që bëri krahasimin. Po e nis dhe unë nga Rama. Nuk është thjesht protagnizmi dhe nevoja për të komanduar, apo për të qenë i pari që e shtyn dhe e nxjerr një njeri në krye. Kjo është e rëndësishme. Në këtë aspekt Basha ka një kufizim përballë Ramës, pasi konsiderohet si njeriu që u la trashëgim nga Berisha se sa njeriu që e vrau hapin. Këtu ka një handikap Basha në lidhje me protagonizmin. Por këtu duhet të kemi parasysh se kjo arrihet duke bërë mirë ose duke bërë keq. Në kuptimin që e marr; ‘unë dhe bëj më mirë se ty ose e marr unë dhe bëj më keq se ty’. Siç është rasti i Ramës me Nanon. Këtu mos të harrojmë gjysmën, që është sistemi i ngritur që të mban ty aty. Se këtu është krijuar se Rama është lider absolut dhe Basha i dyti. Por më lërë ti mua mundësinë që të kemi një drejtësi të ndershme, që ti fusë në sitë, ose atë OFL e ka ngritur Rama, jo vetëm ata që do ai, por dhe ata që e mbështesin. Të gjithë thanë se Berisha ka dëmtuar demokracinë. PO pse kjo oligarkia që bashkëpunon, ky sistemi që blen vota, a e dëmton demokracinë?! Me lërë t’i mua ti kontrolloj këto, të vërteta deri në fund, dhe e shohim se sa qëndron Rama në pushtet. A kanë një projekt këta?

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”