MENU
klinika

"Ja kur marrin dozën e dytë të Sinovac personat që iu shty data"

Tomini jep lajmin e mirë: Në fund të majit do të ketë lehtësim të masave

24.05.2021 - 17:47

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se në fund të majit është parashikuar për një lehtësim të masave, duke iu referuar situatës së pandemisë në vend.

Lidhur me mbajtjen e maskave, Tomini sugjeroi që ajo të hiqet në ambientet e jashtme.

“Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t’i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht. Në fund të majit shpresojmë  të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset. Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime”, u shpreh Tomini.

Ndër të tjera Zv.ministrja Tomini theksoi se doza e dytë e vaksinës do të fillojë aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes për të marrë injektimin e vaksinës. 

“Do të operohet me të gjithë dozat e ardhura përkundrejt dozave të dyta të aplikuara në popullatë këtu kishte një ngërç të vogël. Çdo individ që ka pritur dozën e dytë për të bërë Sinovac duhet të kontaktojë me mjekun e familjes se ku do të orientohet dhe ditën që do e bëjë. Është shumë e rëndësishme që para datës së rekomanduar nuk mund të aplikohet doza e dytë, por pas kësaj date nuk ka asnjë problem. Në bazë të një grafiku të caktuar qytetarët do të njoftohen nga mjeku i familjes për të marrë dozën e dytë”, tha Eugena Tomini për Report Tv.