MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të shpëtoj nga buzët e çara?

25.05.2021 - 09:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të shpëtoj nga buzët e çara?

Mjeku: Përveçse jo estetike, buzët e çara mund të gjenerojnë bezdisje dhe madje në rastet më ekstreme edhe dhimbje. Shkaqet mund të jenë të shumëfishta. Dëmtimi nga dielli është një nga shkaqet kryesore të buzëve të çara. Ato mund të shkaktohen gjithashtu nga dehidratimi, infeksione të ndryshme që mund t’i merrni në plazh, mungesa e vitaminës B etj.buze te cara

Buzët konsiderohen si pjesa më e ndjeshme e fytyrës dhe trupit. Ndryshe nga fytyra, e cila është e mbrojtur nga një lëkurë më e trashë, buzët janë të mbuluara me një lëkurë shumë të hollë, prandaj thahen shpejt.

Ja disa kura natyrale për të shëruar buzët e plasaritura.

Sheqeri, mjalti, petalet e trëndafilit, vaji i kastorit dhe qumështi mund të përdoren si kura natyrale për buzët e çara.

Sheqeri ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga buzët e çara, ndërsa mjalti vepron si zbutës i buzëve. Ai ka gjithashtu veti shëruese dhe antimikrobiale.

Përzieni dy lugë çaji sheqer me dy lugë çaji mjaltë për të formuar pastën. E aplikoni atë tek buzët dhe mbajeni për pak minuta. Në fund i lani buzët me ujë të vakët.

Petalet e trëndafilit dhe kremi i qumështit ndihmojnë në menaxhimin e buzëve të çara, duke qenë se veprojnë si zbutës natyral të buzëve. Lajini petalet e trëndafilit dhe hidhni në një enë me qumësht. Lërini aty për disa orë. Më pas i shtypni mirë petalet deri sa të formohet një masë homogjene, dhe e aplikoni tek buzët 2-3 herë në ditë, si dhe para se të flini.

Vaji i kastorit shihet gjithashtu si një trajtim efektiv për buzët e thata dhe të plasaritura. Mund ta përdorni atë ashtu siç është, ose të përzieni me një lugë çaji glicerinë dhe pak pika lëng limoni. Vendoni këtë përzierje tek buzët para se të flini.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN