MENU
klinika

Berisha “non grata”

Nishani: Ja pse qëndrimi i Bashës ishte hipokrit, duhet të sqarojë nëse…

25.05.2021 - 12:05

Për Bujar Nishanin qëndrimi i Luzim Bashës për vendimin e DASH që e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha “non grata” është hipokrit.

Në një konferencë për mediat, Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe t’u thotë hapur demokratëve nëse është ndikuar nga Berisha për vendimet që ai ka marrë apo jo.

Teksa foli për raportet personale me Berishën, Nishani u shpreh se modeli i ish-kryeministrit ka qenë model ndershmërie.

“Në fakt kjo pyetje pasqyron dhe përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza, e para ka të bëjë me faktin që  vetë Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, që mendoj se është e rëndësishme ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha.

Mund të deklaroj kudo dhe para kujdo që në këtë histori perosnale me Berishën unë kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi. E treta unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por besoj se kjo çështje nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet miqësore të shqiptarëve me SHBA.

Ajo që do të thoja është reagimin im ndaj një qëndrimi hipokrit të Bashës. Basha duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet kryesisht tek kërkesa për transparencë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka që në 2013 në opinion publik ka diskutime që Basha është i ndikuar nga Berisha. Është hipokrizi sepse Basha dhe nuk e ka përgënjeshtruar këtë. Zoti Basha duhet të dalë dhe ta thotë publikisht, se që a është ndikuar ai nga Berisha për vendimet e tij?!  Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha,” tha Nishani.

Edit Harxhi: Kreu aktual i PD do të përballet me një surprizë të madhe

Ndërsa kandidatja për kryetare Edit Harxhi paralajmëroi Lulzim Bashën se një ditë pas votimit, në 14 qershor do të përballet me një suprizë të madhe. Pavarësisht nëse fiton apo jo, Harxhi tha se “Grupi për PD” do të vazhdojë të jetë unik për të kërkuar reformimin e Partisë Demokratike.

“Unë nuk i marr votën demokratëve, demokratët ma japin votën mua, sepse ata besojnë në vlerat. Ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 është slogani im.

Sot do të nxjerr programin e plotë, pori jam e sigurt se demokratët do të ma besojnë votën, sepse ky është një fillim i ri dhe fundi i tranzicionti shqiptar.

Çfarë do që të ndodhë ky grup do të vazhdojë të kërkojë reformimin e thellë të PD. Ky grup do të jetë unik dhe do të punojë në çdo kohë. Unë jam e sigurt se nuk do të këtë nevojë, sepse në 14 qershor Lulzim Basha do të vihet përballë një surprize të madhe”, tha Harxhi.

Ndërsa për raportin me Berishën, Harxhi u shpreh: Unë e kam shprehur qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris. Kur kandidati bëhet kryetar qëndrimi i tij është i partisë. Marrëdhënia ime personale me zotin Berisha mbetet ajo që ka qenë gjithmonë. 

QENDRIMI I BUJAR NISHANIT

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Bujar Nishani, i cili u shpreh se kërkesa për largimin e Lulzim Bashës do të vijë duke u rritur.

“PD për të cilën ne jemi të shqetësuar dhe angazhuar është pjesë e një sistemi që na cek të gjithëve, por që ne nuk jemi dakord, kush më shumë e kush më pak. Ky sistem pas 25 prillit nuk pësoi asnjë cenim. Kjo do të thotë se papajtueshmëritë tona mbeten të njëjta. Duke qenë se ne jemi pjesë e këtij sistemi do të vazhdojmë betejën për PD, brenda PD në funksion të atyre proceseve që ne nuk pajtohemi me sistemin. Unë personalisht mendoj se pas zgjedhjeve kërkesa për largimin e tij do të vijë duke u rritur, sepse PD është pronë e anëtarësisë, por edhe e vlerë e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Bujar Nishani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN