MENU
klinika

“Shqipëria s’ka nevojë për bashkëqeverisje”

Nëse zgjidhet kryetar i PD, do e pranojë ftesën? Shehaj tregon mesazhin që do i japë Ramës

25.05.2021 - 21:01

Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka zbuluar mesazhin që do i çojë Ramës në qoftë se fiton zgjedhjet në PD më 13 qershor.

Shehaj thotë se Shqipëria s’ka nevojë për bashkëqeverisje, dhe kjo s’ka për të ndodhur në asnjë mënyrë.

Madje ai thotë se integrimi i Shqipërisë bëhet edhe pa bashkëqeverisje, teksa garanton se PD me të në krye do të jetë një opozitë e fortë që nuk ka për të pranuar asnjë marrëveshje me mazhorancën aktuale.

PYETJA: Ftesën e Ramës nëse pas 14 qershorit jeni kryetar i PD, çfarë mesazhi do i jepni?

AGRON SHEHAJ: Në asnjë mënyrë, Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje PD-PS. Integrimi bëhet dhe pa të. Absolutisht jo.

PYETJA: Po me LSI?

AGRON SHEHAJ: Sot po kandidoj si kryetar i PD. Duhet të forcojmë PD. Aq më shumë mundësi kemi të mundim Ramën, këtë mazhorancë. Raportet me aleatët do të kemi kohë.

PYETJA: Shantazhime në vendimet e Bashës nga Berisha?

AGRON SHEHAJ: Duhet të pyesni Bashën. S’mund të jem në dijeni për diçka të tillë. Pyetni Bashën.

PYETJA: Kandidatët e tjerë në garë, janë të fortë mjaftueshëm, janë zëra kritikë ndaj Bashës?

AGRON SHEHAJ: Kam respekt maksimal për gjithë kandidatët. Kjo është konsiderata që kam.

PYETJA: I keni dëgjuar platformat e tyre?

AGRON SHEHAJ: Nuk i kam ndjekur.