MENU
klinika

"Është thelbësore që të dëgjohet zëri i komuniteteve lokale dhe…"

Ambasadori i BE mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

26.05.2021 - 09:56

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati i lartë evropian thekson se BE po e ndjek nga afër këtë situatë së bashku me ambasadat e tjera. Është thelbësore, thekson Soreca, që zëri i komuniteve lokale të dëgjohet.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. BE vazhdon ta ndjekë këtë nga afër së bashku me Ambasadat e BE dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”.

Shumë shoqata  në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Reforma në drejtësi në Shqipëri po krijon shumë Falcone”

Soreca nga Korça flet edhe për negociatat