26.05.2021 - 10:12
Njësia Administrative e Shënkollit në Lezhë ka rënë pre e vjedhjes.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në institucionin.
Nuk dihet se çfarë është vjedhur, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në orët në vijim priten detaje më të hollësishme nga policia.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Policia duhet të jetë prezente"