MENU
klinika

Berisha “non grata”- Rama pyetet për vendimin e DASH

Kryeministri: Jeta politike është kthyer në telenovelë

26.05.2021 - 11:25

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e DASH, që e shpalli Sali Berishën person “non grata”. Nga qendra e vaksinimit në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se fokusi i tij është i përqendruar te punët.

Kur gazetarët e pyetën “a keni një komente për vendimin e DASh për Berishën”, kreu i qeverisë tha: Jam i foksuar 100% të punët, nuk e kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik. Për këtë arsye duhet të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse për vendin”

Me tej Rama vuri theksin tek vaksinimi dhe rindërtimi, ndërsa bëri të ditur se sëshpejti do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve.

“E përsëris për mua ka shumë më tepër rendësi sa vaksina kryhen gjatë ditës, ka shumë rëndësi sa përparojnë kantieret e rindërtimit. Ka shumë rëndësi sasa të gjitha angazhimet tona përmbushen hap pas hapi. Mbi të gjitha për ti vënë pikë kësaj ne jemi duke punuar për mandatin e tretë dhe së shpejti do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve tona” u shpreh kreu i qeverise.

I pyetur nëse kishte vendosur se cilin mandat do të pranonte në Durrës apo Vlorë, kryeministri nuk pranoi të përgjigjej, por është larguar.

VENDIMI I DASH PER BERISHEN

Rreth nje jave me pare, në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.