MENU
klinika

I jepet e drejta për të dhënë mësim në universitet

Mjeku kardiolog Edvin Prifti fiton betejën në Apel!

26.05.2021 - 11:48

Mjeku kardiolog Edvin Prifti ka fituar në Apel  të drejtën për të dhënë mësim në universitetin publik të Mjekësisë.

Ndërkohë e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut vazhdon të mbetet e pezulluar deri në përfundim të hetimeve.

Dhjetë ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit.

Sipas SPAK duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave vendosi sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të mjekut. apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:
• Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.
• Sekuestrimin e shumës 177.497 Euro.”, thuhej ne njoftimin e 10 diteve me pare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN