MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

LSI kërkoi mandatin në qarkun Durrës/ Rinumërohen 108 kutitë, s’ka ndryshim rezultati

26.05.2021 - 19:02

Për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër,  KQZ u shndërruar në një KZAZ ku u numëruan 108 kutitë e qarkut Durrës, por sërish nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

KAS i dha dritën jeshile kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pretendon se e ka humbur mandatin e saj të parë vetëm për 136 vota, që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.

Në KQZ me kërkesë të LSI-së vijon rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit.

Mësohet se PS ka humbur 26 vota,  LSI ka marrë vetëm një votë, ndërsa PD ka humbur 38 vota.

LSI synon të marrë mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit.

Katër numërues nga administrata e KQZ po rinumërojnë fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi.

Përfaqësuesi i PS-së në KAS, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI-së për rinumërim dhe rivlerësim, ndërsa theksoi se rezultati nuk do të ndryshojë