27.05.2021 - 10:06
Ministri gjerman për Europën, Michael Roth nis sot një vizitë dy ditore në Shqipëri.
Roth fillimisht mësohet se do të takojë homologen e tij, Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Sot, pasdite, Roth do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama.
“Në orën 18.20, në Kryeministri, konferencë për mediat e Kryeministrit Edi Rama me ministrin gjerman për Europën Michael Roth”, lajmëroi zyra e shtypit e kreut të qeverisë.
Ndërkohë, në ditën e tij të dytë të vizitës në Shqipëri, të premten Roth do të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Negociatat me Shkupin dhe Tiranën