MENU
klinika

Pas 22 vitesh/ shkak u bë pandemia

“Kënga Magjike” ndërron destinacion

27.05.2021 - 10:54

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e para gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike” dhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, , ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

 “Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea.

8 ishin këngëtarët e rinj që u ngjitën në skenën e Këngës Magjike, në këtë natë të parë gjysmëfinale të edicionit të 22-të këtij festivali. Por jo të gjithë arritën të kalonin në kategorinë e artistëve Big. Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Më herët, Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare, në shenjë mirënjohje.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN