Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur arrest me burg me afat 40 ditor për tre personat e arrestuar për gomonen e kapur me 577 kg drogë të dielën në Karaburun.
Raportohet se ky afat jepet për të bërë të mundur aktet e ekspertimit teknik, daktiloskopik, bio-kimik, dhe ekzaminin e ADN-së.
Mbi tre të ndaluarit Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj rëndon akuzuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”. Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori Kledjan Llahaj.
(10:25) U kapën me gomone me 577 kg drogë/ Dalin para gjykatës 3 të dyshuarit si trafikantë, ja pamjet nga seanca
Po zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë seanca për masën e sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar nga Policia e Vlorës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni” ku u sekuestruan 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.
Korrsepondenti i “Panorama” raporton se gjykata po vijon procesin gjqyësor për Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj 3 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.
Seanca po drejtohet nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori Kledjan Llahaj.
Tre të ndaluarit kanë deklaruar se të tre kanë arsim 8-vjeçar ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje.