MENU
klinika

"6 mijë ushtarë amerikanë u stërvitën krah shqiptarëve"

Ambasada e SHBA nxjerr fotot e papublikuara nga “Defender Europe 21”

27.05.2021 - 12:31

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon në “Facebook” disa fotografi të papublikuara më parë nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “DefenderEurope 21”.

Ambasada thekson se gjatë kësaj stërvitjeje, e cila do të vazhdojë edhe për dy javë në Shqipëri, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.

“#ThrowbackThursday Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor # DefenderEurope 21 do të vazhdojë pergjatë dy javëve te ardhshme. Shikoni disa fotografi të papublikuara nga aktivitetet e këtij muaji”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN