MENU
klinika

"Ndëshkimi i të fortëve"

Goditen grupet kriminale, 36 të arrestuar brenda javës

29.10.2018 - 17:55

Me anë të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike në Policia e Shtetit bëri të ditur se brenda një jave, në kuadër të operacionit, “Ndëshkimi i të fortëve” javë vënë në pranga 36 persona.

Policia përmend se falë bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese dhe me mbështetje aktive nga partnerët ndërkombëtarë, është vënë në pranga në Spanjë shtetasi Enver Bajri, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal “Bajri”.

Më tej, bëhet e ditur se brenda kësaj jave janë arrestuar 36 persona vetëm në kuadrin e këtij operacioni në kontrollet pro aktive në territor, persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’, për armëmbajtje pa leje; në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

policia e shtetit konica.al
policia e shtetit konica.al

“Kështu në kuadër të kontrollit të territorit dhe hetimeve pro aktive në kuadër të operacionit policor të koduar “Menaxheri” në Durrës u godit një rast i trafikut të lëndëve narkotike të forta, ku u sekuestruan 2 kilogramë Kokainë dhe u vunë në pranga dy persona.

Ndërsa në Shkodër, u finalizua operacioni “Tamara”, ku u godit një grup kriminal në fushën e narkotikëve ku u sekuestruan 80 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 6 persona.

Gjatë një operacioni të përbashkët me Drejtorinë e Doganave në Qafë Botë u sekuestruan rreth 145 mijë Paund britanik.

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 6 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 2 kilogramë kokainë, 161 kilogramë kanabis dhe automjete të ndryshme”, thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit rithekson se kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit, nën petkun e “të fortit”, për Policinë e Shtetit është me shumë rëndësi, pasi nuk ka të fortë përballë autoritetit të ligjit!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!