MENU
klinika

Negociatat

Ministri gjerman në konferencën me Ramën: Shqipëria ka shënuar arritje

27.05.2021 - 19:04

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth është shprehur të enjten në Tiranë se Shqipëria ka shënuar disa arritje.

Në një konferencë për mediat në Kryeministri, Roth theksoi se ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por këtu nuk është fjala për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të BE-së.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i brendshëm i Europës.

Roth u ndal edhe tek zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i shpreh përgëzime për kryeministrin, i cili me partinë e tij arriti një shumicë të qartë .

Si një socialdemokrat mund ta them se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Dëshiroj që edhe këtu të mbërrihet në një raport me respekt midis qeverisë dhe opozitës. Konkursi i ideve dhe personave është eliksiri i një demokracie të gjallë”, tha ai.