Ditën e sotme mblidhet KAS dhe do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Vetëvendosjes e bërë nga kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Iljaz Shehu, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.
Shehu, pretendon se në shumë fletë votimi është vendosur shenjë nga komisionerët për ti bërë votat të pavlefshme.
Dje KAS rrëzoi kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës; rrëzimin e kërkesës së kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë.
Gjithashtu, pas shqyrtimit të kërkesave ankimore për zonat zgjedhore Qarku, Elbasan, Korçë dhe Fier, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.
Ndërkohë, sa i përket të dhënave të sjella nga pajisja PEI, mësohet se në qarkun e Tiranës janë raportuar 6 raste të dyshimta të votimit më shumë se një herë nga një qytetar në 2 qendra të ndryshme, ndërsa në Elbasan 2.