Liqeni i Fierzës ka kaluar kuotën e tij maksimale prej 296 m.
Situata e mirë e reshjeve në katër mujorin e parë të këtij viti ka rritur sasinë e prurjeve në bazenim më të madh ujëmbledhës në vend. Sasia e prurjeve ka kaluar 420 metër kub ujë në sekondë ndërsa aktualisht niveli i ujit është 297.1 metra mbi nivelin e detit, njëra prej kuotave më të larta të viteve të fundit dhe për periudhën e kësaj fund pranvere.
Sot në Fierzë punojnë katër turbinat duke përmbushur nevojat për konsum të brendshëm. Sakaq, rezervat ujore të krijuara janë një premisë për të mbajtur kapacitetin e plotë prodhues në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, duke siguruar energji elektrike edhe për eksport. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6800 MWh
Ndërkohe, energjia elektrike ka dyfishuar prodhimin në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa eksportet u rritën me 3.3 herë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në prodhimin kombëtar të vendit.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, situata e mire e reshjeve në Janar-Mars të këtij viti u prodhua 3.344 Giga Vat orë energji kundrejt 1.546 Giga Vat të prodhuar një vit më parë. Importet në pjesën e parë të vitit ishin minimale, ndërsa eksportet arritën vlerën më të lartë të 3 viteve të fundit. Edhe përdorimi i energjisë elektrike është rritur në këtë periudhë, e mbështetur kryesisht nga bizneset, të cilët një vit më parë patën konsum minimal për shkak të situatës së karantinimit të vendit.