MENU
klinika

Safet Gjici poston fotot

Yuri Kim viziton muzeun etnografik të Kukësit

28.05.2021 - 10:14

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, e ka nisur ditën me publikimin e disa fotove të ambasadores, Yuri Kim, e cila ka vizituar muzeun etnografik të qytetit.

Gjici shkruan se në këtë muze, që e vizitojnë qytetarë të huaj dhe vendas, ata njihen me historinë e kulturës kuksiane.

“Mirëmëngjes, me fotot nga vizita e ambasadores Amerikane Znj. Yuri Kim, në muzeun etnografik të qytetit, në të cilën  vizitorët e huaj dhe vendas njihen me historinë e kulturës kuksiane, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Gjici.