MENU
klinika

Shpejt do të ketë një raport më të saktë të rezultatit

Zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE në Shqipëri: Ka një dozë të shtuar dinamike e gjallërie

28.05.2021 - 13:33

Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.

Ai tha se OSBE në bashkëbanim me ODIHR, shpejt do të përpilojë një rezultat të saktë për zgjedhjet.

Sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri, Del Monaco tha se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie.

“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.

 

 

Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt ti prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë.

Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, tha

Si ju duket klima politike në Shqipëri ?

Di Monaco: Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie.