MENU
klinika

I “izoluar” nga BE

Lukashenko kërkon mbështetjen e Putinit

29.05.2021 - 09:18

Presidenti Bjellorus Alexander Lukashenko i izoluar ndërkombëtarisht pas rrëmbimit shtetëror të një fluturimi Ryanair nga Athina në Vilnius, ka kërkuar mbështetjen ruse.

Mediat ruse se gjatë një takimi që Lukashenko ka zhvilluar me homologun e tij rus Vladimir Putin në Sochi, Deti i Zi kanë diskutuar zbatimin e marrëveshjes për bashkimin shtetëror Rusi – Bjellorusi, të cilën Lukashenko nënshkroi në 1997 me Boris Jeltsin, por asnjëherë nuk u zbatua.

Ndërkohë Ursula von der Leyen ka bërë me dije se Komisioni ishte i gatshëm të siguronte tre miliardë euro ndihmë financiare “për një Bjellorusi të ardhshme demokratike”. Një zëdhënës i Kremlinit ia atribuoi ndalimin dy fluturimeve evropiane duke anashkaluar Bjellorusinë në hapësirën ajrore ruse për thjesht “arsye teknike”.