MENU
klinika

Operacion policor në Krujë, disa të shoqëruar

RENEA aksion për zbulimin e parcelave me kanabis

29.05.2021 - 10:51

Policia e Shtetit, forcat RENEA dhe ato të FNSH po zhvillojnë sot një operacion në Krujë dhe në fshatrat përreth për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

News 24 raporton se janë shoqëruar disa persona në Polici.

Mësohet se operacioni është përqendruar në fshatin Nikël, ku po ushtrohen kontrolle në terren, në sera dhe magazina.

Deri më tani janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi. Aktualisht policia po vijon aksionin, ku të pranishëm në teren janë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.