MENU
klinika

Disa të vdekur

“Çmendet” moti në Itali/ Kur do të rihapet porti i Barit

29.10.2018 - 20:07

Një furtunë e rrezikshme dhe rrebeshe të forta shiu kanë prekur Italinë këtë të hënë.

Sipas të dhënave, shpejtësia e erës arrinte deri në vlerat e 100 kilometrave në orë.

Të goditura nga furtuna janë zonat si Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.

Rajoni më i rrezikuar mbetet Venecia ku gjendet dhe frika më e madhe ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.

rrebeshe te forta ne itali-konica.al
rrebeshe te forta ne itali-konica.al

Në Crotonese deri tani kanë vdekur 4 njerëz për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut.

Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.

Në Ciociara, një pishë është përplasur mbi një makine duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve.

Ndërsa në Napoli, një pemë në rënie e sipër ka vrarë një kalimtar.

Për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.