MENU
klinika

Nga Artan Fuga

Pesë masa të menjëhershme për të demokratizuar partinë

29.05.2021 - 14:18

Kryetari mund të zgjidhet sipas parimit një militant një votë, por këshilli kombëtar mund ta shkarkojë atë me 2 të 3 e votave të tij. Nëse kjo nuk ndodh, kryetari, pasi merr një herë në katër vite mandatin, nuk pyet më për asnjeri sepse militantët që e kanë zgjedhur ikin në… shtëpi, pas banakut të dyqaneve, në punët e tyre dhe nuk kanë ngenë të merren me bëmat e kryetarit.

Partitë i shkatërroi parimi një militant një votë, i zbatuar alla shqiptarçe, pra, alla stalinistçe.

1.E drejta e pakicës që për vendimet e rëndësishme politike të partisë (përcaktimi i kandidatëve për deputetë, aleancat politike, qëndrimet ndaj traktateve ndërkombëtare, votimi i ligjeve organike, etj.) këshillit kombëtar t’i duhet një shumicë e cilësuar prej 2 të 3-tave. Kështu, pakica dëgjohet. Partia në opozitë nuk mund të sillet në parti sikurse sillet ndaj saj maxhoranca në Kuvend, për çka ajo qahet.

2.E drejta e referendumit brenda partisë për të gjitha ato vendime, për të cilat këshilli kombëtar nuk i voton dotm sepse pakica atje bëhet bllokuese. Nuk mund të kërkosh referendume në shtet kur nuk i njeh brenda partisë.

3.Deputeti është i lirë në vendimet dhe qëndrimet e tij dhe nuk mund të kërcënohet me përjashtim nëse nuk mban qëndrimet që i teken kryetarit të partisë. Deputeti nuk mund të dalë kundër vetëm ndaj vendimeve të marra me referendum në parti ose me 2 të 3-tat nga këshilli kombëtar.

4.E drejta e fraksionit që duhet kuptuar si duhet dhe jo sikur gjithkush krijon partinë e tij në rrjetet sociale. E drejta e fraksionit është për të krijuar një rrymë brenda partisë, që zhvillon brenda saj një qëndrim të nuancuar politik brenda pranimit të programit të partisë. Fraksioni në parti është shëndeti i partisë, ndryshe partia flak si në përrallat e Ibsenit të gjithë “armiqtë” e brendshëm dhe të jashtëm të saj. E gëzon popullin me sihariqe zbulimesh grupesh armiqësore.

5.E drejta e fraksionit realizohet kur mblidhet një numër firmash mes militantësh, ose kur 20 për qind e këshillit kombëtar e pranon krijimin e një fraksioni si iniciativë e një vijon nga faqja 1 grupi brenda partisë. Fraksioni ka të drejtë të përfaqësohet në kryesinë e partisë dhe të ketë deputetët e vet në bazë të shkallës së përfaqësimit të tij në parti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për vrasjen e Klodian Rashës

Artan Fuga: Kombi ynë ka pësuar frakturë brezash

"Mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve"

Artan Fuga akuza të forta “poetike” për teatrin

“Në Shqipëri po bëhet kërdia me jetë njerëzish!"

Artan Fuga: Si harxhohen paratë e taksave në kohë Covidi nga Akademia e Shkencave


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin